Kronikë
Top 24

18 vite burg nga Italia për drogë dhe grup kriminal, kapet në Durrës 52-vjeçari (Emri+Video)

31 Tetor 2018, 09:40| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 09:53

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit ka kapur një 52-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Në prangat e policisë ka rënë Robens (Arben) Berberi, banues në Durrës. Berberi ishte dënuar nga gjykata e Milanos me 18 vite burg për “Organizatë kriminale "dhe" Trafik narkotikësh".

Njoftimi i policisë:

Durrës

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kapur një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

• Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale " Organizatë kriminale "dhe" Trafik narkotikësh "parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Mona: 31/10/2018 17:00

    Bravi keta qe i kerkojne te huajte kapini ndersa keta tanet lerini ,sepse me mire syri se sa nami

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?