Sergio Busquets, kapiteni i Barcelonës me trofeun

Sport

18 vite me Barcelonën, kapiteni largohet në fundin e sezonit

9 Maj 2023, 22:35| Përditesimi: 9 Maj 2023, 22:37

  • Share

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga klubi pas 18 vitesh. Kontrata e Busquets skadon më 30 qershor dhe trajneri i ekipit të parë Xavi Hernandez ka deklaruar publikisht se dëshiron që ish-shoku i tij i skuadrës dhe kapiteni aktual të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm si pjesë e ekipit.

Busquets i ka komunikuar Barçës disa ditë më parë se ai do të largohet në verë dhe një njoftim për këtë çështje që pritet së shpejti.

Në moshën 34-vjeçare, pasi ka fituar gjithçka, duke përfshirë tre tituj të Champions League plus Europianin dhe Kupën e Botës me Spanjën, duket se Busquets është gati për një ndryshim në jetë jashtë Kontinentit të Vjetër.

Kujtojmë se mesfushori u bashkua me ekipet e të rinjve të Barcelonës në 2005 dhe prej 2008 ka qenë pjesë e ekipit të parë, duke shijuar vitet më të lavdishme të historisë së klubit katalanas.

Sergio Busquets

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?