Në orën 14:30 të ditës së Mërkurë, prokurori i dosjes “Tahiri” Besim Hajdarmataj, ka qënë në zyrën e tij, në katin e dytë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur ka thirur dy zëvendësat e tij, duke i kërkuar që të njoftonin trupën e prokurorëve të këtij institucioni, që të mblidheshin tek salla e mbledhjeve.
Hajdarmataj, u ka njoftuar vartësve se nga Prokuroria e Përgjithshme, ishte deleguar prokurori Adnand Xholi, për t’i komunikuar urdhërin e kryeprokurores Arta Marku, e cila kishte vendosur largimin e tij nga drejtimi i këtij institucioni dhe në vend të tij ishte komanduar Donika Prela. Pas këtij komunikimi, të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda janë mbledhur në sallën e mbledhjeve, ku kanë pritur të deleguarin e Prokurorisë së Përgjithshme Adnand Xholi, i cili shoqërohej me drejtuesen e re Donika Prela.
Kjo e fundit pak muaj më parë u komandua nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku në krye të prokurorisë së Durrësit, por tashmë është komanduar në krye të Krimeve të Rënda.Gjatë viteve të studimit Prela ka qënë shoqe klase me Arta Markun.
Mbledhja për prezantimin e drejtuesit të ri ka filluar në orën 15:00, ku Adnand Xholi, ka njohur trupën e prokurorëve me vendimin e Arta Marku. Urdhëri i shkarkimit i firmosur nga Marku konsistonte se kjo lëvizje duhej, për ti dhënë një ritëm dhe vrull të ri punës hetimore në këtë prokurori. Pas këtij komunikimi, Besim Hajdarmataj, ka marrë fjalën si drejtues i shkarkuar, duke falenderuar të gjithë prokurorët që kishin punuar së bashku gjatë periudhës së drejtimit të prokurorisë prej tij.
Në fakt Besim Hajdarmataj ka qëndruar në krye të prokurorisë për një periudhë kohe prej dy vite e 54 ditë. Emëri i tij në këtë detyrë është bërë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili fillimisht e transferoi Hajdarmataj nga prokuroria e Durrësit, në Tiranë, duke e emëruar fillimisht zëvëndës drejtues të Krimeve të Rënda,dhe pas largimit të Blerim Tominajt, në 16 mars 2016 Hajdarmataj mer drejtimin e këtij institucioni. Por karriera e këtij prokurori shtrihet thellë në kohë në vitit 2000, kur në Tropojë ai u emërua si Oficer i Policisë Gjyqësore.
Mirëpo dy muaj ose tre muaj si oficer, Hajdarmataj mer emërimin si prokuror dhe drejtues i prokurorisë së Tropojës. Këtë post e mori, duke u favorizuar edhe nga motivacioni se në atë periudhë askush nga prokurorët, nuk dëshironte të shërbente dhe qëndronte në Tropojë. Që prej vitit 2000 e deri në ditën e djeshme Besim Hajdarmataj ka shërbyer për 18 vite me rradhë vetëm drejtues në katër prokurori. Dhe më konkretisht, në Tropojë, Laç, Durrës dhe tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Pas 18 viteve të qënurit drejtues, Besim Hajdarmataj, është shkarkuar dhe caktuar si prokuror i thjeshtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke vijuar të jetë pjesë e grupit të prokurorëve që hetojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Besim Hajdarmataj dhe pasuesja e tij Donika Prela
18 vite drejtues/Si e mësoi Hajdarmataj shkarkimin, kafja me pasardhësen dhe 30 minutat në zyrë me vartësit
Hajdarmataj, u ka njoftuar vartësve se nga Prokuroria e Përgjithshme, ishte deleguar prokurori Adnand Xholi, për t’i komunikuar urdhërin e kryeprokurores Arta Marku, e cila kishte vendosur largimin e tij nga drejtimi i këtij institucioni.
Be te Theodhoriut ka per te shku shpellari Berishes e vegla e Hirres-Llalles
Përgjigju