Futbollisti Willy Gnoto

18 vjeç por shkëlqeu me Italinë, Leeds blen në orët e fundit të merkatos ish-futbollistin e Interit

2 Shtator 2022, 14:49| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 14:51

  • Share

Willi Gnoto, futbollisti i ri i talentuar, është transferuar në orët e fundit të merkatos te Leeds-i në Premier League.

Sulmuesi 18-vjeçar është shitur nga Zyrich për 4.5 milionë euro plus bonuse, ndërsa është vendosur edhe një klauzolë në rast se shitet në të ardhmen. Gnoto, me origjinë nga Bregu i Fildishtë por me pasaportë italiane, ra në sy me kombëtaren ‘axurre’ gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve në qershor.

Në të kaluarën Gnoto ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Interit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?