180 pjesmarrës në 24 disiplina, mbahet kampionati i atletikës për U-16! Drejtori i garave: Qëllim masivizimi

6 Maj, 16:59| Përditesimi: 6 Maj, 21:19

  • Share

Është zhvilluar në Elbasan kampionati kombëtar i atletikës për 16-vjeçarët të cilët garuan në 24 disiplina të ndryshme. Në total u rregjistruan 180 pjesmarrës, 96 djem dhe 84 vajza, me synimin për të spikatur dhe për të treguar aftësitë e tyre në një grupmoshë delikate që përcaktohet shumë për të ardhmen.

“Synimi është masivizimi në grupmoshat e vogëla, por në këtë moshë fillon edhe profilizimi kështu që kërkohet edhe cilësia sportive. Pra të spikaten talentet me perspektivë dhe të gjendet mundësitë pastaj të zhvillohen akoma më tej,”-u shpreh Elton Kodra, Drejtor i depertamentit të garave në FSHA.

Vitet e fundit në atletikë sportistët e vegjël që merren me këtë sport kanë qenë në rritje.

“Ka një trend te atletika, ka një zhvillim dhe një qasje pozitive që ka filluar të jetë tërheqëse edhe për fëmijët edhe për prindërit. Do përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë trend që të nxjerrim sa më shumë talente dhe ta zhvillojmë sa më shumë atletikën,”-Elton Kodra, Drejtor i depertamentit të garave në FSHA.

Ky është aktiviteti i katërt kombëtar që organizohet nga federata e atletikës pa përfshirë maratonat, që gjithashtu kanë qenë të shumta në 2024.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?