180 policë të angazhuar në 1874 kontrolle anti drogë në Fier, në fund gjejnë 22 fidanë hashash

6 Maj 2022, 11:03| Përditesimi: 6 Maj 2022, 11:22

  • Share

180 policë janë angazhuar në një operacion anti drogë të  “Wide” në zonën e Fierit dhe në fund kanë arritur goditjen e një rasti të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, teksa është prangosur autori që kishte 22 fidanë hashash.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e 63-vjeçarit, Ilia Tafaj policia ka gjetur 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Tafaj është arrestuar në flagrancë dhe tashmë do të akuzohet për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?