Futbollisti 18-vjeçar Berat Lus

Sport

18-vjeçari i lindur në Stamboll 'çmend' Turqinë me 'poker', burime për Report TV: E do Shqipëria, kontakte me babain e futbollistit

26 Shtator, 10:59| Përditesimi: 26 Shtator, 11:03

  • Share

Berat Lus (Berat Lush) është 18-vjeçari i vendosur në objektivin e kombëtares për t’u bashkuar me Shqipërinë. Repor TV mëson se trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi po negocion prej kohësh për ta veshur kuqezi. Madje me babain e futbollistit Bushi ka njohje të vjetër dhe e konsideron shok të tijin.

Lush është prodhim i akademisë së Galatasaray-t dhe në pronësi të këtij klubi, por në verë është huazuar te Erokspor në Kategorinë e parë turke. Madje në ndeshjen e fundit, të fituar 5-0 kundër Istanbulspor realizoi 4 gola, teksa njërin prej tyre e festoi me shqiponjë, duke treguar se asnjëherë nuk i ka harruar rrënët e tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?