Koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili për Report Tv thotë se ishte vendosur flamuri i kuq që tregon se ndalohet futja në det.
“U thash dy të miturve të dilnin nga deti se kishte dallgë, por nuk më dëgjuan U futa në ujë për të nxjerrë të miturit, erdhi dhe 18-vjeçari për të më ndihmuar. Nxora të miturit nga uji, nuk reagonin, ambulanca normalizoi gjendjen. Kur u ktheva gjeta vetëm kapelen e 18-vjeçarit, policia nisi kërkimet, trupin e nxori uji”, tha Shahinaj.