19 ditë nga Maratona e Tiranës, ja si të regjistroheni për të garuar 

3 Tetor 2023, 10:04| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 10:05

  • Share

Edhe 19 ditë kanë ngelur nga Maratona e Tiranës 2023. E kthyer tashmë në një traditë, Maratona rikthehet më 22 tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota.

Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani në këtë link www.tiranamarathon.com. 

Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.

Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?