19 hapat/ Si do zgjidhen hetuesit e FBI-së shqiptare, sprovat që duhet të kalojnë dhe roli i SHBA-BE

2 Shtator 2020, 17:00| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 19:42

  • Share

Finalizimi i emërimit të Aida Hajnas për drejtimin Byrosë Kombëtare të Hetimit në korrik të këtij vitit, do të pasohet nga përzgjedhja e hetuesve të kësaj strukture, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, e cila do të asistojë SPAK në hetimit e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Ky proces pritet të zgjasë disa muaj, ndërsa do të montohet nga një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Anëtarët e komisionit që do të caktohen nga misionet e BE dhe SHBA në Shqipëri, do të monitorojnë jo vetëm rekrutimin e hetuesve, por do të japin udhëzime, do miratojnë materialet e trajnimit, do të kujdesen për trajnimet si dhe do vëzhgojnë hetimet e para.

Shqiptarja.com publikon 19 hapat e përzgjedhjes së hetuese të Byrosë. Procesi i përzgjedhjes do të nisë me një rregullore që do të hartohet nga Aida Hajna. Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë online në një platformë të posaçme. Do përzgjidhen për në fazën tjetër kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme, konkretisht ata që kanë arsim të lartë policor, arsim të lartë në drejtësi, në kontabilitet apo në një fushë tjetër, që ka të bëjë me investigimin dhe që kanë përvojë më shumë se një vit punë në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë.

Kandidatët që do përzgjidhen në fazën e dytë do t’u nënshtrohen disa testeve dhe verifikimeve, duke përfshirë provimi me shkrim e me gojë për sjelljen dhe arsyetimin logjik, provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistë më gojë që mat aftësitë e komunikimit verbal, testim të aftësive fizike, verifikim të figurës dhe test të poligrafit ose të makinës të së vërtetës. Kandidatët që kalojnë këtë fazë, do t’i nënshtrohen një kursi trajnimi dhe arsimi të rreptë. Ata që kalojnë këtë trajnim do të emërohen hetues nga Aida Hajna, me pëlqim e kreut të SPAK, Arben Kraja. Në vijim, Hajna ose Kraja do caktojnë një hetues pranë çdo prokurori të SPAK-ut.

19 hapat e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

1. Drejtorja e Byrosë Kombëtare të Hetimit harton një rregullore për mënyrën e zgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

2. Shpallet njoftimi për pranimet në Byronë Kombëtare të Hetimit

3. Krijohet një platformë që u mundëson kandidatëve të aplikojnë online.

4. Plotësimi i aplikimit onlinë përfshin edhe një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

5. Ngrihet një komision në bazë të rregullores për verifikimin e kandidatëve.

6. Verifikohen kandidatët dhe kualifikohen në fazën dytë vetëm ata që kanë arsim të lartë në drejtësi, në kontabilitet apo në një fushë tjetër, që ka të bëjë me investigimin dhe që kanë përvojë më shumë se një vit punë në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë.

7. Kandidatët e kualifikuar në fazën e dytë i nënshtrohen një provimi me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik.

8. Provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit.

9. Intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë.

10. Testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;

11. Hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale.

12. Jepet pëlqimi t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit.

13. Specialisti i poligrafit harton një raport të testit të poligrafit për secilin kandidat.

14. Bëhet kualifikimi i kandidatëve në fazën e tretë.

15. Kandidatët e kualifikuar në fazën e tretë do t’i nënshtrohen një trajnimi dhe arsimimi shumë të rreptë dhe serioz, bazuar në një sërë programesh.

16. Aida Hajna dhe kreu i SPAK, në bashkëpunim me komisionin ndërkombëtar miratojnë kursin e trajnimit dhe të arsimimit, përfshirë edhe sistemit e vlerësimit.

17. Drejtori i Byrosë së Hetimit emëron hetuesit e Byrosë, pasi të ketë kaluar të gjitha fazat, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

18. Drejtori i Byrosë së Hetimit, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, përzgjedh nga radhët e hetuesve një zëvendësdrejtor.

19. Drejtori i Byronë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme cakton çdo hetues të Byrosë të punojë me një prokuror të Prokurorisë së Posaçme

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diu: 02/09/2020 19:56

    Ku eshte linku??? Apo tigani ne zjarr e peshku ne det

    Përgjigju
  • Tuci: 02/09/2020 19:23

    P*rdh p*rdh se lirohesh

    Përgjigju
  • Loni: 02/09/2020 17:25

    BKH eshte shpresa e fundit e Shqiperise. Suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?