19 muaj hetime, kryetari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin Sandër Simoni para vettingut

10 Janar 2020, 12:28| Përditesimi: 10 Janar 2020, 12:31

  • Share

Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar Sandër Simoni do të dalë në 14 janar para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë së Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të trefishtë, konkretisht për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Rivlerësimi i Simonit do të bëhet nga trupa gjykuese e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në këtë në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004.

Gjykata u transformua në 18 dhjetor të 2009 në Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë. Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka zëvendësuar KLD-në, vendosi që Simoni të drejtojë Gjykatën Speciale deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ose siç duhet ndryshe Gjykata Speciale do të gjykojë dosjet që do t’i referojë Prokuroria e Posaçme për çdo akuzë penale ndaj pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve shqiptar që nga vitet ’90 e këtej, për grupet kriminale si dhe për çdo person që akuzohet për veprat penale të korrupsionit. Ndërkaq, Sandër Simoni është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare. Dy muaj më parë, në tetor të 2019, Sandër Simoni kryesoi trupin gjykues tek Krimet e Rënda, i cili dënoi gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion.

Ndërkaq, në gusht të vitit 2019, Simoni mbylli në burg Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Simoni ka marrë pjesë edhe në procesin e ndëshkimit të një grupi të akuzuar nga Prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra, një organizatë e klasifikuar si terroriste nga ana e OKB-së. Sa i takon pasurisë, Simoni deklaron vetëm pagën e tij si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike. Simoni rezulton se ka marrë edhe një kredi shuma 5 milionë lekë, me afat 300 muaj, me normë e interesit 3 %. Gjithsesi, fjalën e fundit pwr pasurinë e kryegjyqtarit si dhe pwr aftësitë profesionale do ta thotë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nw seancën e datës 14 janar.

Komento

Komente

  • Dashi: 10/01/2020 15:43

    Kryetari eshte ok, por kur do nxirrni ne veting monstrat e gjyqit te saimir tahirit se opinioni pret drejtesi per irena gjoken ardit mustafen dhe flora hajredinaj.

    Përgjigju
  • Elton: 10/01/2020 15:07

    Gjyqtari , Njeriu me i Paster qe ka Shqiperia

    Përgjigju
  • petrit: 10/01/2020 14:46

    Nder me te respektuarit e sistemit te drejtesise,Kane mbetur pak si ky.

    Përgjigju
  • sara: 10/01/2020 12:55

    Eshte nder gjyqtaret me te ndershem qe njohe. Punon me seriozitet

    Përgjigju
  • fukarai: 10/01/2020 12:34

    e cuditshme se si keto noterer o kane burrin prok/gjyq ose biznesmen...vetem keta jane te afta.

    Përgjigju
    • Arber: 10/01/2020 13:49

      Po 90% e notereve e kam burrin ose gjykates ose prokuror ose biznesmen ,ose kane qene vete deputetet a kam pasur mamin apo babin noter.Sepse eshte shume e thjeshte , ose duhet te kishe ndonje gje ne dore ose duhet te paguaje cmimin qe i vinte ministri Te shohim kjo reforma do beje gje valle !?.Deri tani asnje nga keta qe ka pas gruan notere nuk e ka kaluar vetingun.Te shohim po mbeti ndonje do duhet te zgjedhi midis noterise se gruas dhe te berit gjyqtar e prokuror.Te shohim a do ti verifikoje Ministria kriteret e licensimit te notereve ?! Deri tani duket sikur sa eshte hapur tenderi se asgje nuk ka levizur .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?