Kronikë

19 të shtruar me COVID në infektivin e Beratit, fluks i shtuar në spital

17 Nëntor 2020, 18:50| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 19:13

  • Share

Fluks pacientesh vihet re në spitalin e Beratit, ku rreth 30 persona paraqiten çdo dite në urgjence me simptoma të Covid-19.

Disa prej pacienteve shtrohen në repartin e infektivit i cili tashmë është i dedikuar plotësisht për pacientet me Covid-19.

Gazetari Artan Diko ka qenë sot në këtë repart, dhe ka intervistuar mjeken  infeksioniste Valbona Papa.

Ajo shprehet se në dispozicion janë 19 shtretër ku mbahen paciente në stadin 1 dhe 2 të sëmundjes, ndërsa ata në gjendje të rëndë transportohen drejt Tiranës. Në këtë pavion një ditë më pare rezultoi e prekur edhe një infermiere, e cila tashmë është karantinuar në banesë.

"Spitali ka 19 shtretët të cilët funksionojnë për pacientë me stade të ndryshme të prekjes pulmonare nga COVID. Pra stadin e parë dhe të dytë dhe performancë të mirë dhe të temperaturës dhe të shenjave të tjera të zbutura dhe reanimimin e bëjnë këtu. Rastet e rënda i  nisim në COVID 1, sipas udhëzimit të ministrisë", tha mjekja në Berat.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?