Tiranë-Kanabisi me THC të lartë i kapur në Rinas, në një valixhe që vinte nga Tajlanda, rezulton të jetë një varietet shumë i veçantë i lëndës narkotike. Bëhet fjalë për “Yellow Zushi”, një varietet specifik i kanabisit, i cili përmbajtjen e THC-së e ka shumë të lartë, deri në 30%.
Pra, “Yellow Zushi” është lloji i bimës, e cila e përmban THC-në si substancë. Për herë të parë është prodhuar në SHBA, por më vonë edhe në vende të tjera të globit. Është kombinim i kryqëzimit të 2 varieteteve të tjera, të cilat i japin aromën e frutave dhe efekte freskie relaksuese.
Një kilogram i saj në tregun tajlandez shitet me më shumë se 20 mijë euro, dhe trafikimi në vendin tonë e kapërcen më lartë çmimin për një kilogram. Më 26 maj një valixhe më kanabis “Yellow Zushi” zbarkoi në Rinas, e cila ishte marrë në Tajlandë nga një 39-vjeçar tepelenas Dhimitër Shehu.
Ai u arrestua pasi mbërriti me tranzit nga Dubai. Emiratet e Bashkuara Arabe, dërguan 3 ditë më vonë valixhen në të cilën u gjetën 19.4 kg kanabis.
Operacioni u kodua “Pako 6” dhe morën pjesë drejtoria për hetimin e narkotikëve, policia e Tiranës, dhe komisariati i Rinasit, nën drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit.
Komente
