foto ilustruese

19-vjeçari bie në prangat e policisë, shfrytëzonte lokalin e tij për të vënë baste sportive

18 Dhjetor 2022, 10:15| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 10:20

  • Share

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e  Policisë së Durrësit, pasi vinte baste sportive dhe shfrytëzonte lokalin e tij për këtë veprimtari të paligjshme.

19-vjeçarit, pas kontrollit të policisë iu sekuestrua aparati celular me të cilin vendoste baste.

Arresti i tij u bë në kuadër të operacionit që kishte nisur edhe më parë për kapjen në flagrancë të personave që merren me vënie bastesh dhe përdorin ambientet e ndryshme për këtë veprimtari të paligjshme.  “Fati i lojërave”, operacioni policor, bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit B.G i cili banonte në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?