Historia e 19-vjeçarit që u dashurua dhe i propozoi për martesë një 76 vjeçare prej kohësh është bërë publike në media, megjithatë interesi për çiftin nuk ka rënë. Ajo që mori vëmëndje mediatike ka qenë fakti që ai ka pranuar se është i dashuruar me të, ndërkohë që të gjithë njerëzit në rrjete sociale i kanë komentuar negativisht duke thënë se i riu mund të jetë duke e përdorur 76-vjeçaren.
Giuseppe D'Anna 19 vjeç u fejua me 76-vjeçaren vjet edhe pse rrjeti shpërtheu në kritika duke vënë në dyshim dashurinë e tyre. Sot, pas një viti çifti është ende bashkë dhe i riu e ka uruar partneren e tij me një foto nga propozimi për martesë, për Ditën e të Dashuruarve. Giuseppe D'Anna, është bërë viral me videon e propozimit për martesë që ai i bëri të moshuarës.
Në mbishkrimin e videos së propozimit ai kishte shkruar “ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë”. Mediat sociale, jo pak raste i bullizojnë dhe i gjykojnë zgjedhjet e njerëzve pa menduar për ndjesitë e tyre, por kësaj radhe historia e çifit vazhdon, e sipas tyre më e fortë se kurrë.