VIDEO emocionuese/ 19-vjeçarja e infektuar me COVID sjell në jetë fëmijën tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’

21 Mars 2021, 15:06| Përditesimi: 21 Mars 2021, 15:58

  • Share

Një 19-vjeçare e infektuar me COVID ka sjellë një jetë djalin e saj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 2.

Lindja është realizuar me sukses në ambientet e spitalit Covid 2 në bashkepunim të ngushtë me kolegët e spitalit Obsetrik Gjinekologjik “ Koço Glozheni”.

Prej 12 ditësh nëna ishte diagnostikuar me COVID 19 trajtohej në shtëpi, ku pas alterimit klinik të situatës me temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ajo u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi “në gjendje jo të mirë që më datë 9 mars. Duke qenë se situata klinike po rëndohej dhe jeta e të dyve po rrezikohej u mundësua lindja e fëmijës në sallat operatore të spitalit “Shefqet Ndroqi".

‘Mirëseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep forcë! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2, lind 19 vjeçarja e sëmurë me Covid 19. Realizohet lindja me sukses në ambientet e spitalit Covid 2 në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e spitalit Obsetrik - Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojmë që lajme të tilla të bukura t’i ndajme me ju çdo ditë!Gezimi juaj është forca jonë per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!’- shkruan mjekja Alma Cani në mediat sociale.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?