Kultura

1-vjetori i ndarjes nga jeta, kush ishte Ismail Kadare! Macron i dha titullin ‘urdhri i lartë i legjionit të nderit’

1 Korrik, 15:43| Përditesimi: 1 Korrik, 15:52

  • Share

Ismail Kadare vitet e fundit i ndau mes Francës dhe Shqipërisë. Lindur 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Gjuhë – Letërsi në Tiranë, më pas dy vjet studime në Moskë në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", Kadare është përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë dhe përkthyer në 45 gjuhë. Kadare disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi së fundmi mori dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. 

Autor i 71 veprave, ai shquhet kryesisht për prozë, por me kontribut edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.  Kur u vendos regjimi komunist në Shqipëri, Ismail Kadare ishte 8 vjeç. 12 vjeç u arrestua për “falsifikim monedhash”, sepse me shokun e tij duke luajtur krijua me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe. Policia e mori nga ora e mësimit, dy ditë përpara votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg, e liruan për shkak të moshës së mitur. Kadare nisi të shkruajë fare i ri. 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit. Tregimet e para i botoi te revista "Pionieri" në Tiranë. 17-vjeç bëri dy poezi për Stalinin, dhe 18 vjeç, botoi librin e parë me një përmbledhje poetike “Frymëzime djaloshare”. Më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Por fitoi njohje ndërkombëtare që kur romani i tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u botua në vitin 1963, dhe Shqipëria qeverisej nga diktatori Enver Hoxha. Romani tregon historinë e një gjenerali italian dhe një prifti që shkojnë në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe zë i fuqishëm mbi kotësinë e luftës dhe kompleksitetin e identitetit kombëtar. “Kronikë në gur” (1971): një roman gjysmë-autobiografik në qytetin e tij të lindjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Pallati i Ëndrrave” (1981): Një roman që trajton temën kontrollit shtetëror, shpesh i parë si një kritikë ndaj regjimit komunist shqiptar. “Prilli i thyer” (1980): Një roman për kodin tradicional shqiptar të Kanunit dhe gjakmarrjen. Janë  disa nga veprat më të njohura të Kadaresë së madh.

Në 1990 Ismail Kadare u largua nga Shqipëria dhe qëndroi në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji largimi me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?