Ndertimi pa leje i bujkut

26 mln lekë gjobë bujkut se ndërtoi kasollen e 3 lopëve pa leje! Braçe i indinjuar denoncon rastin: A jeni në terezi?

8 Maj, 17:12| Përditesimi: 8 Maj, 18:42

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe denoncoi sot rastin e një gjobe m vlerë 2.6 mln lekë pasi ndërtoi një ministallë pa leje aty ku ka qenë serë e vogël.

I indinjuar Braçe thotë se po pushkatohet bujku në mes të fushës.

E ndërsa pasqyron në facebook fletën e gjobës dhe vendit për të cilin bujku është gjobitur, Braçe ka dhe një apel ka dhe për ministrin e shtetit për pushtetin vendor Arbjan Mazniku

Denoncimi i deputetit Braçe

A JENI NE TEREZI APO JOOO?

Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE?

Domethene 26.250.000 (shenim redaksional: leke te vjetra) LEKE GJOBE PER KETE DEPON?

26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?

Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;

Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!

Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!

NJE GJE KAM;

MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET!

Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/05/2024 04:17

    /REAL/,shume te drejte keni.I ngriten kullat shemtire njera pas tjetres ne qeder te Tiranes,bene dhe kate pa leje dhe oligarket ua hodhen paq me ato /artikulimet ligjore/ qe gjeti shteti gjoja si zgjidhje.Por Bracja ketij denoncimi i duhet t'i shtonte foton e Rames kur u bente thirrje nga bjeshket emigranteve qe te kthehen e te investojne ne Shqiperi.26 milion gjobe i pret me krahe hapur,po erdhen e investuan aty!

    Përgjigju
  • Real: 08/05/2024 22:36

    Shpirtin ti marrin fukarait pse ke gjobitin ata qe ndertojne gradacela dhe kate pa leje ne mes te tiranes? Ata aministohen me akt normativ@Nuk i ka dhene leke i shkreti Spz dhe Inspektorit te IMT te zones se nuk ka patur. Fakiret mbushin statistikat e denimeve, oligarket nuk denohen.

    Përgjigju
  • Ceni: 08/05/2024 22:14

    Ndërto 5 kate pa leje si çeti asnjë fjalë t'a miratojnë pasi t'a ndërtosh

    Përgjigju
  • Dida: 08/05/2024 20:51

    Atj qe ka ndertuar duhet ti japsh donacion per ta mbaruar jo ta gjobitesh o kryeminister ligji qente te gjobisin atje ku duhet jo te dobtit

    Përgjigju
  • Liku: 08/05/2024 20:42

    Po mire me z. Brace ku ishit ju kur mbaj mend para disa vitesh nje none plake ne vlore i filluan procedim per nje mur ne oborr. Athere nese ligji qenka i njejte per te gjithe mos u anko. Te merrte leje per ta bere. Ti te ngresh zerin pse nuk u miratohen lejet ne kohe

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 08/05/2024 19:13

    SKANDALOZE!

    Përgjigju
  • Ilir: 08/05/2024 18:23

    Zoti Brace keni plotesisht te drejte. Gjithashtu duket, qe punonjeses ja ka eresuar shume gjykimin mllefi dhe tendenca negative, sa qe fleten e gjobes e ka plotesuar me gabime jo te lehta. Shuma me shifra nuk perputhet me pershkrimin me fjale.

    Përgjigju
  • sapa: 08/05/2024 17:53

    Ky eshte pra i ashtuquajturi shtet i juaji!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?