Pjesa e dytë e dokumentarit transmetuar në Report Tv, “Crime Story” nga Ferdinand Dervishi, “Beleri i Panjohur”, solli prova për dy atentate për eliminimin fizik të ish-deputetit minoritar grek Vangjel Tavo, nga organizata MAVI, i konsideruar prej tyre si tradhtar i kauzës së Vorio Epirit. Ngjarjet janë regjistruar në vitin 1997 në Jorgucat dhe në vitin 2001, me bombë, në një tavernë në Athinë.
Në tentativën e parë në ’97, sipas fakteve në dokumentar, anëtarë të Mavi shkuan në Jorgucat duke u hequr si gazetar ku Tavo i priti në shtëpi, por njërit prej tyre, i bie celulari dhe tërhiqen. Tentativa e dytë u shënua në Athinë në lagjen Peristeri më 13 mars 2001 në një tavernë ku Tavo, kandidat për deputet PS në Dropull, bënte një takim elektoral, por sërish Mavi tërhiqen duke hedhur bombë në një vend pa njerëz, pasi pranë kishte fëmijë të shoqëruar me prindër.
Emërimi i Vangjel Tavos së fundmi prefekt i Vlorës solli një situatë të acaruar në atë që pritej të ishte mbledhje formale e këshillit bashkiak për komandimin e drejtuesit të ri të bashkisë së Himarës, tashmë që dy kryebashkiakë, Fredi Beleri dhe pas tij, Jorgo Goro, janë në qeli, njëri i dënuar me 2 vjet burg për blerje të votave dhe socialisti, në paraburgim për shpërdorim të detyrës në tjetërsimin e 2 pronave në Himarë.
Por çfarë përfaqësojnë njerëzit që sulmuan Tavon gjatë procesit të votimit në Këshill, siç dëshmojnë këto pamje, duke e pështyrë në fytyrë e duke e quajtur të shitur për të vjedhur pronat e Himarës? A përfaqësojnë ata disa grupime të ekstremizmit nacionalist grek? Efekt pamjet në këshill
Studiuesi Ardit Bido i ftuar në Repor Tv thotë më shumë rreth tyre.
"Është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Belerit. Një bashkëshort i një prej këshilltareve të Këshillit bashkiak. Grup i ngushtë njerëzish. Janë të ngjashëm me Agimin e Artë, që nuk pi ujë as në Greqi vetë. Këta njerëz duan të nxisin politikën e nacionalizmit grek që t’i mbajnë me lek. Ata sulmojnë shtetin shqiptar. Më vjen keq që nuk ka të arrestuar. Tavo, si shumica që kanë ardhur nga minoritarët, janë politikanë që duan mirëqenien e Shqipërisë:, tha ai.
Megjithë tensionin, këshilltarët dhanë 15 vota pro, përfshirë të opozitës, dhe vetëm 4 kundër, për nënkryetaren e bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë.
Tensionet në këshillin Bashkiak, kryeministri Edi Rama i cilësoi si një sherr primitiv, i cili ushqehet për hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.
Njëjtë edhe vetë Vangjel Tavo i konsideroi skena të një grupi për interesa të vogla dhe paralajmëroi nisjen e punës për hipotekimin e pronave në Himarë.
10 Prillin e vitit 1994 në postën kufitare në Peshkëpi të Himarës, 2 ushtarakë shqiptarë u ekzekutuan dhe 3 të tjerë u plagosën nga sulmi i një komandoje nacionalistësh grekë. Pas këtij sulmi qëndronte Organizata terroriste greke “Mavi” ku bënte pjesë edhe Fredi Beleri.
Krimineli Beleri krime pjell.ky kojton se eshte ne tok greke
PërgjigjuPo ashtu e konsiderojn si toke greke.