Drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka bërë me dije se udhëtarët që kanë mbërritur nga Italia nëpërmjet doganës së Muriqanit janë urdhëruar të vetëkarantinohet, në të kundërtën do të gjobiten. Ai ka bërë me dije se janë identifikuar të gjithë një e nga një dhe do të mbahen në vëzhgim. Autobusët kanë destinacion final Tiranën dhe do të shoqërohen nga shërbimet e qarkullimit rrugor.
"Ne jemi bashkë, dhe i porosimin dhe i njoftojmë që të vetëkarantinohen për 14 ditë që e ditë të gjithë. Nëse këtë qytetarë nuk vetëkarantinohen dhe konstatohen nga policia, do vendosim gjobë. Janë marrë të gjithë të dhënat, janë identifikuar dhe e dimë kush janë me nr pashaporte ose ID kartë dhe i kemi paralajmëruar. Asnjë tolerim kush shkel rregullin. Do shoqërohen nëpërmjet shërbimeve të qarkullimit deri në kufi me Lezhëm dhe më pas Lezha do t'i shoqëroj deri në destinacionin final që është Tirana. Do të vetë karantinohen. Janë dy autobus, një furgon dhe disa mjete të vogla. Nuk kemi informacion që do të vijnë mjetet të reja nga Italia", tha Brahimaj.
Ndërkohë, zyrtari i policisë së Shkodrës ka bërë me dije se të gjithë autobusët dhe shtetasit që kanë destinacion Italinë do të kthehen pas.
"Të gjithë autobusët dhe shtetasit që kanë destinacion Italinë do të kthehen pas. Pala malazese ka vendosur Italianë, Koreja e jugut, kinezët, spanjollët që nuk do të lejojnë të kalojnë në Malin e Zi", tha zyrtari i policisë.
Në doganën e Muriqanit ka mbërritur nja autobus nga Italia. Siç shihet në videon e siguruar nga Report Tv,të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm të bluzave të bardha që do të bëjnë kontrollin fillestar të udhëtareve, duke u matur temperaturën. Më pas, siç zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije, ato do të urdhërohen vëtëizolohen. Në doganë ka mbërritur edhe drejtori i policisë, Shkodër Niko Brahimaj, me qëllim marrjen e masave për udhëtarët që vijnë në Shqipëria, në shtetin fqinj.
Bllokohet hyrja dhe dalja e të gjithë autobusëve që kanë destinacion Italinë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Një masë e tillë është marrë jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe ajo malazeze. Ditën e sotme, siç raporton gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, është ndaluar të dalë nga Shqipëria një autobus me pasagjerë që ishin nisur drejt Italisë.
Lajmi kryesor:
Mbyllen sportelet, anulohet falja e namazit të xhumasë, s'ka Kuvend të enjten! Dezinfektohen ambientet dhe transporti publik! (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al