Dy avionë luftarakë ukrainas u përplasën në ajër me njëri tjetrin teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhytomyr të Ukrainës, ku humbën jetën 3 pilotë, thuhet në një deklaratë nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.
“Gjatë një misioni luftarak, dy avionë të tipit L-39 janë përplasur në ajër. Fatkeqësisht tre pilotë kanë humbur jetën”, thuhet në deklaratë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se një pilot i njohur i Brigadës së 40-të të Aviacionit Taktik ishte në mesin e pilotëve të vdekur dhe se një hetim kishte nisur për aksidentin.
“U dërgojmë ngushëllimet tona familjeve të viktimave. Kjo është një humbje e dhimbshme dhe e pariparueshme për të gjithë ne”, deklaruan Forcat Ajrore.
Lajmi kryesor:
Lufta/ NATO takim ‘sekret në Kiev? Sulm me dron në Moskë, mbyllen përkohësisht aeroportet! Bomba ruse në Kherson
S.S/ReportTv.al