Ibrahim Rugova

Politikë

2 ditë me vonesë, Basha kujton Ibrahim Rugovën për 15-vjetorin e vdekjes: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

23 Janar 2021, 09:31| Përditesimi: 23 Janar 2021, 09:35

  • Share

Ndonëse dy ditë me vonesë, kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova për 15-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar yll polar për të ardhmen e Kosovës.

Basha shkruan se Rugova mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

Më 21 janar është shënuar 15-vjetori i vdekjes së Rugovës, por

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishinqenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Komento

Komente

  • Pelioni: 23/01/2021 09:44

    Lulushi nuk ka faj,ka qenë në gjumë,fajin e kanë ata që nuk e kanë zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?