Kronikë

2 ditë mot i keq në Shqipëri, Drejtoria Detare jep njoftimin e rëndësishëm: Të merren masa

2 Shkurt 2019, 16:28| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 18:26

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në  lidhje me motin e keq që  pritet të përfshijë vendin tonë dhe ujërat tanë territorial sot dhe neser.  

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare bregdeti ynë do të perfshihet nga erëra me drejtim nga Jug-Jug Lindje dhe forca e detit  do të shkojë 7 shkalla Boufort në det te hapur. Në njoftim i bëhet thirrje të  gjithë subjekteve që operojnë në fushën e e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gadishmërisë së ekuipazhit në mjete.

Drejtoria e Pergjithshme Detare njofton Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe ne datat 1, 2 dhe 3 shkurt 2019, bregdeti yne do te perfshihet nga erera me drejtim nga Jug-JugLindje dhe forca e detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur. Ju lutemi te gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete", jofton Drejtoria  e Përgjithshme Detare

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?