Foto nga kontrollet e policisë , 2 viktimat Bujar Çela, Klevis Kapllani dhe Preng Gjini që shpëtoi nga atentati me tritol

2 ekzekutime dhe 1 atentat me tritol në 3 ditë/ Policia 'ngrihet' në këmbë, kontrolle blic në Elbasan, Berat e Korçë

17 Shtator 2020, 22:45| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 23:02

  • Share

2 ekzekutime dhe një atentat me tritol në 3 ditë kanë cenuar rëndë sigurinë në vend. Atentatet kanë ngritur në këmbë strukturat e policisë e cila ka nisur kontrollet thuajse në të gjitha qarqet e vendit jo vetëm për të kapur autorët e ngjarjeve të fundit kriminale, por edhe evidentimin  e elementeve kriminal por dhe personave në kërkim. Gjatë mbrëmjes së sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një takim  me drejtues të policisë se Tiranes dhe asaj të Elbasanit për zbardhjen e ngjarjeve.

Bashkëpunimi mes dy drejtorive për zbardhjen e plotë te ngjarjeve ka sjellë edhe një plan operacional të shtrirë në të gjithë qarqet e vendit,  ku janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e këtyre elementëve kriminal.

Deri tani nga kontrollet kanë rezultuar dhjetëra të shoqëruar për shkak se gjatë kontrollit kanë paraqitur dokumentacione të rreme apo kanë rezultuar me probleme.

Kontrollet janë kryer Korçë, Elbasan, Berat etj. Të tre ditë janë ekzekutuar në Rrogozhinë Klevis Kapllani, atentat me tritol Preng Gjinit në mes të ditës në një zonë të populluar në Tiranë dhe ekzekutimi i Bujar Çelës në Elbasan.

Ora 22:23
'Shqiponjat' aksion blic edhe në Berat për të kapur kriminelët

Policia si dhe Shqiponja po zhvillon aksion blic për të kontrolluar automjete dhe persona në kërkim për vepra kriminale.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet,nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat apo në qytete të tjera.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar edhe dokumentacionet e mjeteve si dhe lejet e drejtimit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se vetëm në 4 orët e para të këtij aksioni janë kontrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur edhe masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje.

Ora 21:21
RENEA e 'Shqiponjat' blindojnë Elbasanin, në kërkim të autorëve të vrasjes së Bujar Çelës

Dhjetëra forca të RENEA-s kanë zbarkuar në qarkun e Elbasanit në kërkim të autorëve të vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Tao Celës.

Policia e Elbasanit dhe Renea kanë ngritur postblloqe në rrethrotullim e Brandasheshit, ndërsa forca të shumta të policisë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. 

Nuk dihet se përse drejtuesi nuk i është bindur duke ngritur dyshime që mund të kenë lidhje me vrasjen e Celës. Gjithashtu Renea dhe "Shqiponjat" ndodhen në aksin Elbasan-Xibërrakë, duke krehur  zonën edhe në rrugicat më të thella të Xibërrakës e zonës përreth.

Kujtojmë se Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm në vetëm 60 sekonda jashtë një lokali në Elbasan ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penal dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait nga persona të maskuar si policë.

Ora 19:48
'Shqiponjat', policia kriminale dhe e Rendit kontrolle të rrepta në Korçë (VIDEO)

KORCË- Policia e Shtetit ka kryer kontrolle të rrepta në pikat kyçe të qytetit për të vënë në pranga kriminelët.

Agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës kanë vijuar kontrollet për armëmbajtje pa leje, për persona të shpallur në kërkim dhe për lëndë narkotike. Në kuadër të masave parandaluese edhe për transport të emigrantëve të paligjshëm, kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Kontrollet e përqendruara nga Policia kriminale e  Rendit dhe Shqiponjat janë në hyrje të qytetit, në unaze si edhe në qendër. Për të rritur parametrat e rendit dhe sigurisë janë kryer kontrolle mjetesh e personash të dyshuar se mund të jenë përfshirë në vepra kriminale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korca: 18/09/2020 06:33

    Pse ku ishin policia deri sot po e bedoj tani non existence turp per nje shyet qe kemi votuar

    Përgjigju
  • Ulo: 18/09/2020 02:11

    Sa vrasjw keni zbatdhur nevEllbasan e cunsderi tani, mbajini ca dite cunat andwj po jepuni noj urdhwersheebiim te pakten se per te kapur gje opingat e sheros do mirrni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?