Deian Boldor dhe Besnik Ferati

Dy futbollistë të Partizanit të prekur me COVID-19 në prag të derbit kryeqytetas! Epidemiologia: Mirë do ishte që ndeshja të mos zhvillohej

8 Korrik 2020, 20:46| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 21:18

  • Share

Dy futbollistë të Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit, ku sipas tij thuhet se të dy futbollistët kanë shfaqur simptoma dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.

Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka pasur kontakte me ta por që ka rezultuar negativ.

Vetë ekipi njofton se Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Futbollistet e tjerë dhe stafi do t'i nënshtrohen sot tamponëve.

Dy rastet pozitive vijnë në prag të derbit me Tiranën të premten në 20:45 në Air Albania

Sipas protokollit izolohen vetëm futbollistet pozitivë dhe ekipi vijon normalisht aktivitetin por kjo varet edhe nga përgjigjet e testeve për pjesëtarët e tjerë të skuadrës.

Pak kohë më pare edhe një lojtar i Bylisit u infektua me COVID-19, por që tani është shëruar.

Ora 21:14
Infektimi i dy futbollistëve të Partizanit, epidemiologia: Mirë do ishte që  derbi kryeqytetas të mos zhvillohej (VIDEO)

Epidemiologia Rovena Daja e ftuar në "Repolitix' në Report Tv foli për rastin e infektimit të dy futbollistëve të Partizanit duke thënë se këshilla e saj është që edhe pjesëtarët e tjerë, të cilëve u ka dalë negativ tamponi të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë për aq kohë sa duhet dhe koha e ikubacionit të virusit, pasi mund të bëhen në një rrezik potencial për lojtarët. Në lidhje me zhvillimin e derbit kryeqytetas që pritet të mbahet më 10 korrik, epidemiologia Daja tha se mirë do të ishte që ndeshja të mos zhvillohej.

"Nëse një pjesëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv të gjithë të tjerë edhe pse u ka dalë testi negativ, mirë është të qëndrojnë në izolim 14 ditë aq sa duhet për inkubacionin e virusit, pasi shenjat mund të shfaqen me vonë. Si rregull është që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi mund të bëhen rrezik potencial për të tjetër. në lidhje me ndeshjen këshilla ime është që ajo  të mos zhvillohet", tha Daja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?