Erling Haaland

Sport

2 gola larg historisë, Erling Haaland 'tërbon' Premier League-n

27 Prill 2023, 17:00| Përditesimi: 27 Prill 2023, 17:01

  • Share

Erling Haaland është shumë pranë një rekordi historik sa i takon Premier League-s angleze të futbollit. Bomberi norvegjez i Manchester City-t shënoi golin e katërt në triumfin 4-1 të "Qytetarëve" kundër Arsenalit duke regjistruar golin numër 33 këtë sezon të Premier League. Një shifër e cila e ndihmon të parakalojë Mohamed Salah në listën e golashënuesve më të mirë në elitën angleze.

Tanimë vetëm Alan Shearer me 34 gola në sezonin 1994-95 dhe Andrew Cole po me 34 gola në sezonin 1993-94 kanë shënuar më shumë se ai. Me ende shtatë ndeshje për të luajtur, duket se Haaland e ka "në xhep" rekordin e ri. Pritet që në ndeshjet në vijim dhe vetëm me dy gola, norvegjezi të lërë gjurmë në elitën e futbollit anglez duke shënuar një rekord të ri në kampionatin që ka 38 ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?