2 humbje jetë dhe 931 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Viktimat ishin të dy nga Durrësi të moshave 58 dhe 61 vjeç. Nga 3,722 testime të kryera, 931 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në këto bashki: 374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 15,262 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë nga Durrës 58 dhe 61 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2094 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 931
Të shëruar në 24 orë 2,094
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,722
Testime totale 1,686,583
Raste pozitive 263,172
Raste të shëruara 244,539
Raste Aktive 15,262
Humbje jete 3,371
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,389
Fier 1,677
Shkodër 1,517
Vlorë 1,156
Elbasan 956
Gjirokastër 823
Berat 787
Lezhë 642
Korçë 525
Durrës 351
Kukës 302
Dibër 128