Hueyda El Saied me bashkëshortin dhe djalin, Gabriel

2 javë pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied, bashkëshorti bën dedikimin prekës: Faleminderit që më dhe dhuratën më të çmuar, Gabrielin! Jemi krenarë për jetën e saj

7 Dhjetor 2021, 08:28| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 08:34

  • Share

Me fjalët më të ndjera, duke i premtuar dashuri edhe pas vdekjes, bashkëshorti i Hueyda El Saied ka reaguar me një postim prekës 2 javë pas ndarje së saj nga jeta. Nëpërmjet një postimi në profilin e këngëtares e ish-balerinës, Thierry Grosjean tregon se dhimbja pas ndarjes nga jeta të Hueyda-s është ende e pamatshme, teksa shton se ajo luftoi me guxim e forcë me sëmundjen e pa u ankuar asnjëherë, betejë të cilën fatkeqësisht nuk e fitoi.

Ai thotë se, sëbashku me djalin e balerinës, Gabrielin, ndihen krenarë për jetën e saj krijimet, vlerat dhe angazhimet

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi shumë i thellë, por Gabrieli dhe unë do të donim t’ju falënderonim për të gjithë shprehjen e ngushëllimeve dhe gjithë dashurinë për Hueydan që vjen nga vendi i saj Tirana, gjithashtu edhe nga e gjithë bota. Faleminderit. Hueyda u largua si një yll që shkëlqen me kokën lart pas një lufte të ashpër por jo të barabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë ekzemplare duke luftuar gjithmonë dhe duke mos u ankuar asnjëherë. Hueyda ngjalli admirimin e të gjithëve, por më shumë të dy fansave të saj më të mëdhenj, Gabrielit dhe mua, dy dashurive të saj. Por, Hueyda, dashuria ime e madhe ishte më shumë sesa aq dhe ne mund të jemi krenarë për jetën e saj, krijimet e saj, vlerat dhe angazhimet e saj. Hueyda ishte dhe do të jetë gjithmonë artistja që na ka prekur të gjithëve në një kohë apo në një tjetër", thotë ai.

E teksa familja e tyre tashmë 'është e privuar nga buzëqeshja e saj, bashkëshorti e falënderon Hueyda-n për "dhuratën më të çmuar" që i bëri, Gabrielin, duke i premtuar se do ta dojë me gjithë zemër e me forcë.

"Për mua dhe Gabrielin, Hueyda e kaloi këtë trashëgimi të dashurisë, empatisë dhe mirësisë te ne. Prandaj është gjithë kjo punë që ne do ta vazhdojmë, duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe dinjitoz, siç ajo do të kishte dashur. Familja jonë e bukur tashmë është e privuar nga pjesa më e bukur. Buzëqeshja e saj, mirësia e saj. Faleminderit nga zemra Hueyda për dashurinë e madhe dhe që më ke bërë një njeri më të mirë dhe mbi të gjithë njëmijë herë faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin, djalin tim për të cilin do ta gëzoj dhe dua me gjithë zemër, fuqi dhe shpirt. Hueyda, dashuria ime, t’i do jesh e trishtuar që na humbe, por Gabrieli dhe unë nuk do të ndalojmë kurrë së dashuri dhe gjithmonë do të jesh në zemrën tonë. Ne të duam dashuria ime!!! Dhe të urojmë udhëtimin më të bukur në qiellin me yje", përfundon postimin e tij Thierry. Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.

 Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.

 

Komento

Komente

  • Rita Demo: 07/12/2021 23:04

    Hueyda was the best lady...Wee need people like Hueyda in this word...but God need them to stay in the sky and to make lights for the Univers...and everyone hoo knows Hueyda was very lucky.Ngushellime to Mr Thierry and Hueydas family ...from London♥️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?