Ra ‘muri i Berlinit’ në Tiranë, 33 vite nga mësymja në ambasada

2 Korrik 2023, 15:24| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 16:32

  • Share

Më shumë se 5 mijë shqiptarë kërkonin azil politik në oborret e ambasadave të huaja në Tiranë. Ishte 2 korriku i vitit 1990,  ku mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të  që funksiononin në atë kohë në Shqipëri në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.

Nuk kaloi shumë dhe brenda një jave në ambasadat e Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk e dinte se ku do të përfundonte, por shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim.

Ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik. Hapja e ambasadave ishte akti i parë i dramës shqiptare në mbyllje të mijëvjeçarit. Në  këto rrethana u përgatit edhe terreni i volitshëm për zhvillimin e lëvizjes antikomuniste të studentëve.

Në sajë të qëndresës së tyre, do të instalohej edhe pluralizmi politik. Drejtoria e Përgjithshme Arkivave ndau në rrjetet sociale informacion për “problemin e qytetarëve shqiptarë që u larguan nga vendi ynë nëpërmjet rrugës së strehimit në ambasadat e huaja”. Për afro gjysmë shekulli, Shqipëria nën thundrën e diktaturës komuniste ishte  shndërruar në vendin më të izoluar të Europës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/07/2023 02:21

    E kush mund t'i harroje ato dite?! Komshija jone ishte bere per ngushellim,sepse ju fut vellai familjarisht tek amb.gjermane.Ajo i druhej pasojave te Sigurimit dhe nenit te kodit penal per arratisje.Edhe ne familjen tone u diskutua nje mundesi nga nena ime per te ikur e te na linin ne te tjereve pas,por motra e saj s'pranoi duke thene ashtu sic memdojne shqipot rendom :-/C'do te thone bota e te njohurit tane per ne? Vajzat e... te hyjne ne ambasada,aq me teper si hajdute?!/ U deshen dhe disa vite te tjera qe ne te emigronim,por kesaj rradhe ligjerisht me viza,jo duke kaluar mbi mure ambasadash,mbi deke anijesh,apo nga mali ne kufirin e gjelber,por dikush duhet t'a thyente akullin dhe ishin pikerisht keta qindra mijera guximtare.

    Përgjigju
  • Alb: 02/07/2023 16:14

    A jo dite ishte kur injoranca erdhi ne pushtet,lala edhe sote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?