Kultura

'2 Luanë drejt Venecias' filmi më i ri shqiptar bën bashkë 5 produksione ndërkombëtare

31 Maj 2021, 11:52| Përditesimi: 31 Maj 2021, 11:55

  • Share

2 Luanë drejt Venecias” është filmi më i ri shqiptar që do të shfaqet së shpejti për publikun në amfiteatrin e Tiranës, dhe bën bashkë një kast të veçantë aktorësh si Kastriot Caushi, Vasjan Lami Marjana Kondi etj. 

Një komedi dramatike e cila ka bërë bashkë 5 produksione ndërkombëtare. Regjisori Jonid Jorgji në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregoi më tepër për kastin dhe produksionin e zgjedhur:

“Stafi jonë kanë qenë profesionist të mirë, kanë qenë shqiptarë dhe të huaj kështu që kanë sjell më të mirën e tyre, në sheshin e xhirimit ne kishim një shesh internacional ku kishte katër gjuhë të huaja që fliteshin sepse kishim shqiptarët, një grup italianë, një grup grek, çek,  kishim dhe francezë kështu që fliteshin shumë gjuhë të huaja. Të gjitha u sollën nga eksperienca e tyre” tha ai,

Filmi është i mbushur me nuanca inteligjente humori, dhe me elementë artistik të veçantë që janë hasur më parë:

 Ky film flet për dy kineast shqiptarë, në një moshë që ju e shihni edhe nga traileri të cilët janë përzgjedhur me filmin e tyre të fundit janë përzgjedhur të marrin pjesë në festivalin e filmit në Venecia, shumë të lumtur nisen dhe këtë udhëtim e bëjnë me makinë sepse njëri ka frikë nga avioni, detyrohen ta bëjnë me traget, me makinë nga Bari në Venecia. Kjo rrugë sjell shumë surpriza, njihen me dy zonja që janë pjesë e kinematografisë pornografike  dhe këtë udhëtim do ta bëjnë së bashku të katërt, nga bari në Venecia, është një udhëtim që është gati një javë sepse kalojnë nga situata në situatë. Është e gjitha një aventurë që duket sikur ska fund.” përfundoi ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?