Teksa mori fjalën në seancën e sotme plenare, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, foli për tre projektligje të rëndësishme, 2 marrëveshje me BERZH, e parë për zhvillimin e infrastrukturës dhe Turizmit dhe e dyta për përballimin e situatës COVID. Dhe marrëveshja e tretë me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunimin ekonomik.
"Në kuadër të prioriteteve të Qeverisë Rama kemi negociuar një marrëveshje me BERZH për zhvillimin e turizmit në vend. Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptari Zhvillimit dhe do të zgjasë deri në vitin 2025.
Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik. Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh.
Marrëveshja tjetër me BERZH është për të na ndihmuar për përballimin e pandemisë COVID. Synon fuqizimin e funksioneve kryesore të shëndetit publik, fuqizimin e sistemit shëndetësor pë;r rritjen e kapaciteteve për përballimin e COVID-19.
Kemi ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe EBA që synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. EBA ka dhënë një mbështetje shumë të madhe. Kjo marrëveshje synon konsolidimin e këtij bashkëpunimi në shumë fusha. Së fundmi bashkëpunimi është intensifikuar si në zhvillimin e portit të Durrës, investime në fushën e turizmit etj.
Janë tre projektligje shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit ndaj shpresoj që Kuvendi t'i miratojë", tha Denaj.
Lajmi kryesor:
Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty
K.T.//ReportTv.al