BERAT- 21 është numri i rasteve të personave të prekur me Covid-19, të raportuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë për 24-orët e fundit në qarkun e Beratit.
Ndërkohë shpërndarja e rasteve sipas qyteteve ka qenë: 13 raste në Berat, 4 në Kuçovë, 3 në Skrapar dhe 1 në qytetin e Poliçanit.
Edhe pse numri i rasteve gjatë 24-orëve është ulur ndjeshëm në krahasim me dy ditët e mëparshme, edhe sot kanë vijuar vatrat e infektimit në shkolla dhe në radhët e mjekëve e infermierëve.
1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urën-Vjagurore dhe 1 mësuese në fshatin Karakanjoz në Poliçan janë mes rasteve pozitive të ditës së sotme
Sakaq të infektuar me Covid-19 janë konfirmuar edhe 3 nxënës, 2 në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni" në Berat dhe 1 në shkollën jopublike "Irfan Ngjeqari".
Infektimet kanë vijuar edhe në institucionet shëndetësore dhe fasoneri, ku 1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Karakanjoz në Poliçan dhe 1 punonjëse në fasonerinë "Stela" në Kuçovë janë konfirmuar "pozitivë" me SarsCov-2.
Mjekët epidemiologë në Berat konfirmojnë se të prekurit nga Covid-19 gjatë ditëve të fundit janë të moshave nga 30-67 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 931.
Lajmi kryesor:
Ndërrojnë jetë 12 persona nga COVID-19 në vend, shënohen 953 raste të reja! Humb betejën efektivi i policisë dhe radisti në Durrës! Infektohet Plarent Ndreca
M.Q./ReportTv.al