2 mijë arsimtarë do t’i nënshtrohen testit psikosocial! Mësuesja: Vjen si presion, të na mbështesin më shumë  

28 Prill 2023, 19:24| Përditesimi: 28 Prill 2023, 19:34

  • Share

2 mijë mësues do t’i nënshtrohen një vlerësimi psikosocial brenda këtij viti shkollor. Atyre do t’iu bëhet ky test me 100 pikë që përmban pyetje të hapura dhe e të mbyllura mbi  etikën, sjelljen, mjedisin mësimor, komunikimin si dhe gjendjen psiko-emocionale.

Komisione të posaçme ad hoc të përbërë nga 5 punonjës të shërbimit social dhe punonjës të zyrës arsimore do të bëjnë vlerësimin. Mësuesi i vlerësuar me mbi 60 pikë nga shuma aritmetike e pikëve e të gjithë anëtarëve të komisionit, konsiderohet i aftë, për të ushtruar detyrën e tij. Ai që ngel nuk do të jetë më mësues.

Për mësuesen e Gjimnazit “Ismail Qemali” Irma Marku ky test psikosocial vjen më shumë si formë presioni për mësuesit se sa në përmbushje të misionit të tij.

“Shteti të heqë dorë kundrejt ushtrimit të presionit ndaj mësuesit. Ta lërë mësuesin që ta bëj profesionin e tij. Siç na ndodh në shtëpi na troket dera ne mundohemi të rregullojmë kolltuqet se po vjen dikush I huaj dhe duhet të jemi në mënyrën më të mire. Ndërkohë duke bërë këtë ne nuk jemi vetvetja. Jemi qenie njerëzore të gjithë dhe kemi luhatjet tona emocional. Imagjino të punosh në të tilla kushte , në një atmosferë të tillë kur tërë kohësh kërcënohesh për vendin e punës. Kur nuk të del paga për të përmbushur muajin.”

Teksa bën një analizë të testit psikosocial të mësuesve, Marku ka disa rezerva mbi disa pyetje të cilat sipas saj nuk kanë lidhje me vlerësimin psikosocial.

“Është kjo pika 5 që thotë mësuesi nuk paraqitet nën efektin e substancave të ndaluara si fillin dhe citon duhan , alkool dhe substanca të tjera, drogra. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë efekti prapaveprues ka pirja e një cigarje jashtë ambientit. Mësuesit janë mazhoren. Ata janë individ të formuar. Unë vetë e konsumoj duhanin, nuk e konsideroj këtë pjesë turpi. Mësuesit janë të formuar tashmë. E di kur duhet ta bëj diçka dhe kur jo. Nëqoftëse unë kam qenë duke pirë kafe dhe cigare, kam mbaruar , jam çuar nga tavolina, kam hyrë në shkollë…Unë nuk e di mos duhet të mè afrohet drejtuesi të mè afrohet drejtuesi të më marri erë që të mos marr era cigare. Mundt ë ndodhi dhe thjesht nga ambienti”

Mësuesja propozon më shumë trajnime dhe mbështetje për figurën e mësuesit .

“T’i ofroj mësuesve trajnime falas, t’i ofroj kushte komode. Ndodh në vendet e botës, I çojnë në qendra masazhi mësuesit se janë të mbingarkuar, kanë në dorë fatet e vendit.”

Jo të gjithë mësuesit në sistem i nënshtrohen vlerësimit psiko-social, por vetëm ata që punësohen për herë të parë, si dhe “mësuesit problematikë”, ndaj të cilëve është paraqitur një ankesë në shkollë.

MËSUESIT DO TË TESTOHEN NË FUSHAT

Etika dhe sjellja

Sjellja dhe etika në veprime, qëndrime, paraqitje, prezantim;

Angazhimi dhe qëndrueshmëria në pikëpamje;

Ushtrimi i përgjegjshëm i kompetencave;

Ndërgjegjësimi dhe komunikimi social;

Të tjera të ngjashme me to

KOMISIONIT AD HOC VLERËSUES

1. Supervizori i psikologëve/punonjësve socialë, i cili është dhe kryetar i komisionit;

2. Punonjësi i shërbimit psiko-social i institucionit arsimor parauniversitar përkatës, anëtar;

3. Psikologu/punonjësi social, pjesë e njësisë së shërbimit psiko-social, për ZVAP-në përkatëse, anëtar

4. Përfaqësuesi i DRAP-it përkatës, anëtar

5. Përfaqësuesi i ZVAP-së përkatëse, anëtar

(Kliko këtu për të parë metodologjinë për vleresimin psiko-social)

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi 25252: 28/04/2023 21:27

    Sikur të kishim patur Edi Ramën që në vitin 1992 Kryeministër , sot do shkonin mësuesit për masazh falas e psikoterapia falas ( sot në Europë nuk e ka zbaruar ende asnjë shtet Europian . Akoma është utopi

    Përgjigju
  • Edi 25252: 28/04/2023 21:20

    Z irma . Një mësusje nuk i lejohen “luhatje emocionale “ . Çfar nënkupton me luhatje , që mund të rrahësh nxënësin , ta bësh për spital , dhe të justifikohesh se “ njeri je dhe bën gabime “ je një mëndje lehtë dhe pa logjikë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?