'2 mijë euro ose të nxora fotot intime' arrestohet pas 4 vitesh 34 vjeçari që kërcënonte dhe gjobiste të dashurën në Tiranë

6 Janar, 14:10| Përditesimi: 7 Janar, 08:18

  • Share

Arrestohet pas 5 vitesh arrati Festim Omeri 34 vjeçari i dënuar me 3 vite e 7 muaj burg për kanosje për dhënie pasurie.

Ngjarja për të cilën akuzohet 34 vjeçari banues në Prrenjas referohet vite më parë kur ai kërcënonte të dashurën, atëherë një studente në Tiranë se do i publikonte foto intime nëse nuk i jepte 2 mijë euro që kërkonte.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi ndonëse u la në ‘arrest shtëpie’ ai u arratis në dhjetor të 2019.

“Ky shtetas, në vitin 2019, ka kanosur një shtetase, për t’i marrë shuma parash. Gjithashtu, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, gjatë hetimit të çështjes” informoi më 6 janar 2024 policia e Elbasanit.

Operacioni u kodua “Sundimi I ligjit”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?