Policia

Kronikë

2 mijë € për të ndikuar te gjyqtarët e prokurorët, Gjykata e Durrësit: Ja kush e kallëzoi policin 'sekser'

11 Korrik 2018, 12:30| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 12:36

  • Share

Gjykata e Durrësit ka reaguar pas arrestimit të policit pranë Gjykatës së Tiranës, Haki Dyli, mbrëmjen e kaluar, pasi dyshohet se ushtronte ndikim të paligjshëm te gjyqtarë dhe prokurorë duke marrë para.

Gjykata e Durrësit sqaron se arrestimi i policit është bërë për llogari të procedimit penal të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryetares së kësaj gjykate, Joana Qeleshi.

Kallëzimi është bërë pas dyshimeve se punonjësi Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e tyre, duke ju premtuar dhe mashtruar qytetarë mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore.

Në njoftimin e policisë, thuhej se polici, së bashku me avokatin Devis Qana, merrnin shpërblime monetare deri në 2000 euro, duke bërë rolin e ‘sekserit’.

Njoftimi i Gjykatës së Durrësit:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës njofton se ndalimi më datë 10.07.2018 i punonjësit të policisë Haki Dyli, caktuar me detyrë shërbimi në sigurinë e godinës së gjykatës nga Policia e Shtetit, është bërë për llogari të procedimit penal të nisur mbi bazën e kallëzimit të Kryetares, Znj.Joana Qeleshi.

Kallëzimi u krye nisur nga dyshimet se punonjësi i policisë Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e këtyre të fundit, duke u premtuar dhe mashtruar qytetarët mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dënon me forcë çdo veprim të paligjshëm të kryer në dëm të qytetarëve dhe punonjësve të drejtësisë, duke treguar vendosmëri në denoncimin e çdo rasti të ngjashëm, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Gjykata i bën thirrje kujtdo të cilit mund t’i jetë premtuar apo kërkuar çfarëdolloj shpërblimi i paligjshëm në emër të gjyqtarëve, prokurorëve apo administratës gjyqësore, të paraqesë kallëzim

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?