2 miliardë doza vaksine kundër koronavirusit! Kompania AstraZeneca dyfishon kapacitetet

5 Qershor 2020, 15:49| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 15:56

  • Share

Kompania globale biofarmaceutike “AstraZeneca” njoftoi se ka dyfishuar kapacitetin e saj për prodhimin e vaksinës potenciale të Universitetit të Oksfordit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 2 miliardë doza.

Laboratori i Universitetit të Oksfordit kishte njoftuar më parë se deri në muajin shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit. Shumëkombëshja kishte deklaruar gjithashtu se kapaciteti i saj prodhues është për vitet 2020 deri 2021 deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme.

Pas parablerjes së 30 milion dozave nga qeveria britanike, kompania ka njoftuar gjithashtu se po punon në marrëveshje të tjera paralele me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një "furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurëse, gjatë pandemisë”

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 23 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?