2 milionë predha në vit, BE afro 2 miliardë euro për Industrinë e Mbrojtjes

17 Mars, 10:48| Përditesimi: 17 Mars, 16:25

  • Share

Gati 2 miliardë eurove janë akorduar nga BE për programet e mbrojtjes, duke përfshirë një fond prej 500 milionë eurosh për rritjen e prodhimit të municioneve. Këto para pritete të dyfishojnë kapacitetin aktual të prodhimit të municioneve në 2 milionë predha në vit deri në fund të vitit 2025.

Komisioni Evropian njoftoi ndarjen e gati 2 miliardë eurove për programet e tij të mbrojtjes, duke përfshirë një fond prej 500 milionë eurosh për rritjen e prodhimit të municioneve. Sipas komisionit, 500 milionë, të ndara sipas Aktit për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP), pritet të dyfishojnë kapacitetin aktual të prodhimit të municioneve në 2 milionë predha në vit deri në fund të vitit 2025.

Fondet e shpallura përfshijnë gjithashtu 310 milionë euro për Programin e Punës të instrumentit për përforcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes përmes prokurimit të përbashkët i cili synon të stimulojë aftësinë e shteteve anëtare për të blerë bashkërisht produkte të mbrojtjes, dhe 1.1 miliardë euro për programin e katërt vjetor të punës së Fondit Evropian të Mbrojtjes për të promovuar projektet e kërkimit dhe zhvillimit të mbrojtjes të BE-së.

 Deri në vitin 2030, strategjia shpreson të garantojë që të paktën 35 për qind e tregut të mbrojtjes së BE-së do të vijë nga tregtia brenda Unionit. Procesi i lokalizimit evropian në prokurimin e mbrojtjes gjithashtu parashikohet të avancohet gradualisht, me pjesën e BE-së në buxhetin e prokurimit të mbrojtjes që pritet të arrijë të paktën 50 përqind deri në vitin 2030 dhe 60 për qind deri në 2035.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?