Spitali i Traumës

Kronikë

2 mjekët e Traumës u arrestuan dhe u lanë në burg pasi u përmenden në telefonata, Sindikata del nesër në protestë: Show publik, shkelje e ligjit dhe abuzim

7 Korrik 2021, 16:34| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 17:29

  • Share

2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës.

Mjekët akuzohen për korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Arrestimi i mjekëve ka revoltuar kolegët. Ditën e nesërme, në orën 09:00, të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tiranë do të organizojë një tubim në sheshin qendror të këtij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes që sipas tyre është abuzive dhe në kundërshtim me ligjin të dy kolegeëve

"Bashkohuni me ne! Ejani në tubim t'i themi ndal abuzimit me burgosjen për shoë të punonjësve shëndetësorë", apelon sindikata. 

Në deklaratën e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor thuhet se ajo distancohet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emër të dhënies së shërbimit shëndetsor nga bluzat e bardha, por nuk mund të lejoj që këto bluza të bardha të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve pa bërë dallimin nëse janë të bardhë apo të zinj, të kuq apo blu, të trajtohen njësoj sikurse kriminelët të cilët marrin këtë jetë të çmuar për secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh të arsyeshme ndalimin e një mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, bazuar kjo në nenin 228- 229 të kodit penal dhe madje e konsideron të shpejtuar veprimin e prokurorisë për masën e sigurisë “Arrest me burg” për diskutime të të tretëve nëpër telefona të cilët përmendin emra të ndryshëm pa asnjë provë tjetër dhe kur mundësia për t’ju shmangur hetimit, ndikuar në të apo për tu larguar është inekzistente.


"Ligji parashikon se ndalimi bëhet  kur pretendohet se vepra penale është në kryerje e sipër dhe më pas arresti me burg kërkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mundësi të manipuloj provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtësisë. Mjeket dhe punonjesit shëndetësor nuk janë të asnjerës prej ketyre kategorive pasi ata nuk kanë rrezikshmeri të lartë shoqërore, nuk kanë asnjë mundësi të ndikojnë apo manipulojnë provat dhe nuk kanë asnjë interes të largohen dhe ti fshihen drejtësisë pasi në ate rast do të humbnin gjithçka kishin arritur në punë dhe profesion. Për të gjitha arsyet e mësipërme ndalimet apo arresitmet e kryera të mjekëve me shou publik dhe mediatik pa asnjë provë të drejtpërdrejtë jane abusive në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cënim i integritetit personal dhe profesional të punonjësve shëndetësor. Sindikata jone si përfaqesuese legjitime e tyre kërkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqesore ndalimin e menjëhershëm të këtyre abuzimeve dhe njëkohësisht granton të gjithë punonjësit shëndetësor se do ti ndjekë deri në fund dhe me çdo mënyrë çdo rast abuzimi të kësaj natyre", thuhet në deklaratë. 

Mjekët Sulaj dhe Memini janë lënë në burg nga gjykata. Ndalimi i dy mjekëve u bë në ambientet brenda Spitalit të Traumës, ku iu sekuestruar edhe shuma e parave që Fatbardh Dyli ua ka dhënë  për kryerjen e operacionit.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli, nëna e të plagosurit, ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se "do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit", por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Kaq ka mjaftuar që policia e cila kishte në përgjim familjen Dyli pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me 27 qershor me katër të vrarë, ku i plagosur është edhe djali i tyre 17 vjeçar Elmidin Dyli për të bërë arrestimin e dy mjekëve kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieres në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Bisturia", ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. 17-vjeçari Elmidin Dyli mbeti i plagosur në gju në përplasjen me armë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit 2021, ku familjet Ferracaku dhe Gocaj u përplasen pas një konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë për vendosjen e shezlongëve. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur mes të cilëve edhe adoleshenti.  Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli.

Ora 17:26
U la në burg pasi u përmend në një telefonatë se do merrte dhuratë, ja kush është kirurgu i Traumës i arrestuar për korrupsion

Report Tv ka siguruar foton e kirurgut ortoped te Trauma, Serdi Memini, i cili u la në burg pasi emri i tij doli gjatë një telefonate se do të merrte një dhuratë. Telefonata po zhvillohej mes nënës së 17-vjeçarit Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës dhe një infermiere të Traumës. Nëna e të plagosurit i ka thënë infermieres "do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit", por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.

Serdi Memini akuzohet për korrupsion, pasi i ka marrë para për kurimin e Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës. ndërsa bashkë më të është arrestuar edhe kolegu i tij, Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës.  

1625671897_76422a4ede084181bb061d22377a8018.jpg

Serdi Memini
K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dauti: 08/07/2021 13:36

    Te gjithe ju palacot qe shkruani jeni ajo kaste mjek/infermier kriminelesh qe po tentoni re legalizoni ryshfetin, Ju o te mjere duhet te kalbeni ne burgje se shendeti i publikut nuk nxirret ne pazar! as nuk shitet e as nuk blihet , jeni ju plehra qe keni degjeneruar misionin fisnik te Hipokratit. Lexioni i pare ne mjekri eshte humaniteti or plehra dhe mos u krahasoni me poetet se ata jane fisnik e ju plehra. Nuk legalizohet vjedhja e xhepave publik se jeni bere baloze, nqs doni pasra zgjidhni profesion tjeter. Vetem ne albanistan dalin plehrat e quajtur mjek dhe kerkojne legalizimin e hajdutllekut.

    Përgjigju
  • fatosi: 08/07/2021 06:51

    Hajduteria dhe babezia ka pushtuar spitalet publike prandaj populli i shkrete zgjedh ato privatet......

    Përgjigju
  • StefaSs: 08/07/2021 00:31

    Nuk vriten poetet o te marre, Nuk burgosen doktoret o te mjere, Mjeku nuk eshte sherbetor o te pashkolluar, Mos shkaterroni gjithshka o te harbuar, Kjo qe beni nuk eshte e drejte o te shkalluar. Lironi mjeket z gjykates, Jepuni mjekeve rrespekt dhe mirenjohje, nuk ju ben te mire show i gjyqesorit, thjesht ju tregon karakterin. Jepuni mjekeve lule dhe jo bylyzyqe, Jepuni mjekeve dashuri dhe jo mos harroni, ne jete do duhet te paguani o prokuror i shkalluar apo gjykates pa shpirt.

    Përgjigju
  • dhurat korupsioni dhe ambasadoret: 07/07/2021 22:07

    po cfare 3 miljon lek ore. flitet per dhurate vetem 500 mije te VJETER: nuk ja kerkuan as ja moren, flitet ne pergjime vec per dhurate qe do i ndanin te gjithe grupi i operimit. dhuraten e pranohn edhe mbreti. edhe edi. porrrrrr jo amasadoret

    Përgjigju
  • Memi: 07/07/2021 20:22

    Dmth grupi kriminal rri ne Shtepi, ndersa Doktorrat ne Burg per dhurate. TURP O PROKUROR, TURP O GJYKATES, mos e bofshi piken e hajrit

    Përgjigju
  • Arber: 07/07/2021 19:36

    Sa alergji kane nga MJEKET keta plerat e drejtesise . Kjo nuk eshte drejtesi .Mjeket nuk kane bere krim , kam mare ryshfet edhe pse kjo sjellje eshte jo etike per profesionin nuk mund te caktohet masa arres me burg , ç'fare rreziku paraqesin keta qe duhet te izolohen ?! Per gjyqtaret e prokuroret , mjeket jane thjesht kliente per te cilet vendosin sipas asaj qe u ofrojne. Natyrisht ata nuk mund te paguajne si kriminelet vrases qe lirohen para kohe apo u ndryshon denimi nga burgim i perjetshem ne lirm para kohe .Dhe pikerisht per kete "meritojne" te ndeshkohen .A more plera te drejtesise e pesofshi ne lekuren tuaj si ai Sota i Vlores se shpejt a vone do te flakeni jashte sistemit.

    Përgjigju
  • Arben Z: 07/07/2021 18:53

    Eshte turp per drejtesine shqiptare te lene ne burg doktorret, mjeket qe u kane shpetuar jeten ketyre felliqsirave. Po pse nuk e ndiqnin dot ne gjendje te lire apo arrest shtepie ? Apo tani mjeket i duken njelloj me kriminelet. Turp tju vij o gjykatesa e prokurora qe merremi me doktorret.

    Përgjigju
  • Gazmendi A.: 07/07/2021 17:22

    Ju nuk mund të prekni "peshk të madh" në mjekësi. Profesorë të famshëm bënë miliona Euro gjatë Covid-19 në mënyrë të paligjshme. mund t’i kontrolloni? Përjashtim Prof.Tritan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?