Foto ilustruese

2 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të naftës, Gjykata 'shpëton' nga qelia njërin zyrtar të AKBN, s'ndryshon masa për të tjerët, burg edhe për biznesmenët

9 Tetor 2020, 15:52| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 08:59

  • Share

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për 38-vjeçarin me iniciale D.D., nga arrest në burg në arrest ne shtëpie, pasi vetë prokurori kërkoi në sallë të gjyqit zbutjen e masës së sigurisë.

Organi i akuzës e kërkoi ndryshimin e masës për shkak se 38 vjeçari kishte nënën të sëmurë. Denis Durrësi do të qëndrojë në arrest në shtëpi me vëzhgim elektronik.

-Denis Durrësi me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa për të dyshuarit e tjerë gjykata la në fuqi masën e dhënë në mungesë.

Arrest në burg për:

-Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

-Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të shpallur në kërkim janë edhe biznesmeni Isuf Berberi, i cili është biznesmen hidrokarburesh, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci.

Burime kanë njoftuar se Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?