Ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci

2 mln euro evazion fiskal me puset e naftës, gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtorin e OST-së, Klodian Gradecin

13 Nëntor 2020, 21:19| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 21:53

  • Share

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e OST-së, Klodian Gradecin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Pasi është kthyer nga Turqia ai ka pasur raport mjekësor pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ky është dhe shkaku për ndryshimin e masës së sigurisë.

Më herët në gjykatën e apelit është hequr dhe masa e sigurisë për Isuf Berberin.

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Pas hetimeve ka rezultuar se "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të Isuf Berberit, i shpallur në kërkim, dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 14/11/2020 09:15

    Per 15 mije leke te vjetra vjedhur energji elektrike u harrua ne burg ai fukarai qe vrau veten. Ku 2 milion euro e cojne ne shtepi.

    Përgjigju
  • Çojani pak Juri Kimit: 13/11/2020 22:35

    Çojani pak lajmin para gjumt ambasadores amerikane, kur drejtesia nuk vihet dot me keta lepujt e vegjel imagjinoni peshkaqeni berishe apo shimpazene rama!! Hetoj spaku dy vjet, mblodhi prova u shqep se mbledhuri prova edhe ja drejtesia per miliona euro dem vete ne shpi ky qorri me syze, per 2 muaj del i pafajshem, edhe mandatin e trete rilindas pastaj behet minister. Hajde tallje t.api hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?