TIRANE- Për herë të parë që prej 18 nëntorit të vitit që lamë pas, ku mbeti i plagosur në sherrin me thika që i mori jetën shokut të tij 14-vjeçar, Luis Meçja, u shfaq në krah të Martin Canit.
2 muaj nga vrasja e djalit të tyre, Angel dhe Florina Cani u shfaqën para derës së shkollës Fan Noli, ku kërkuan të vihet drejtësia në vend.
“Heshtja vret më shumë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë. Nuk kemi asnjë reagim nga shkolla. kërkuam shkollës rregulloren e brendshme, na thanë e çuam në Prokurori” thotë babai.
“Duam vetëm drejtësi” është mesazhi i mamasë së Martinit.
Përkrahur edhe nga disa prindër e përfaqësues të shoqërisë civile, ata marshuan nga shkolla pranë së cilës u vra Martini, drejt Ministrisë së Arsimit.
Shkak për ndarjen me djalin e tyre, shohin edhe vonesën për të shkuar në spital.
“Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës për arsye se Spitali Ushtarak nuk kishte asnjë makineri për t’i mbajtur zemrën atij", shprehen prindërit e viktimës,
Martini dyshohet se u vra nga një bashkëmoshatar i tij, 14 vjecar, për një sherr që nisën në shkollë dhe e përfunduan në një rrugicë pranë. Ai u godit me thikë pranë zemrës, ndërsa dhe vetë i dyshuari, i cili u arrestua, mbeti i lënduar në dorë.
Babai i të plagosurit Luis Meçe ngriti pretendimin se një tjetër nxënës i shkollës, mik i autorit, ishte në sherr me thikë tjetër, e njëjta që sipas tij i plagosi të birin, sot i rikthyer në Tiranë me thirrjen për drejtësi për mikun e tij, pas një trajtimi mjekësor në Itali.
Edhe këtë të shtunë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha insistoi se autori tjetër me thikë është një sajesë, me qëllimin për të dezinformuar.
Foto: Luis Meçja së bashku me prindërit e Martin Canit
Sot bëhen 2 muaj nga vdekja e 14-vjeçarit, Martin Cani. Një protestë u zhvillua para shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.
Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë.
Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë.
Nxirr videon e ngjarjes me xhiro te ngadalta e te pa censuruar,te pa mbuluar z.minister.Kujton se shqipot jane zemer pula,apo budallenj,apo eshte ne video dicka qe nuk perputhet me deklarat tuaja?!Nxirr videon,t'u jepet fund spekullimeve!
PërgjigjuDrejtesi per Martinin!!! Ne nuk harrojme e do qendrojme me prinderit e tij deri sa te zbardhet e verteta!!! Nxirrni videot e pretenduara!! Tregojini me prova te verteten prinderve te Martinit, i ka ikur drita e syve o mostra pengmarres!!!
Përgjigju