Tregu agro-bujqësor në Durrës ka tejkaluar me 2 muaj afatet e përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e saj, ndërsa 227 tregtarë po zhvillojnë aktivitetin në kushte të vështira që prej korrikut të 2021. Sipas projektit të Bashkisë së Durrësit, punimet duhet të përfundonin më 1 nëntor, por nga vëzhgimi i Report Tv rezulton se janë larg këtij afati dhe pse tashmë kanë kaluar 2 muaj përtej këtij afati.
Prej 6 muajsh ky treg është mbyllur dhe pse nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës u premtua përfundimi i tij përpara afatit prej 112 ditësh, ky afat jo vetëm nuk është zbatuar, por edhe tejkaluar me mbi 2 muaj.
Tregtarët janë shprehur të shqetësuar pasi gjithë dimri i gjeti dhe po kalon nën qiell të hapur dhe se ende nuk kanë asnjë njoftim se kur tregu do të hapet.
“Akoma nuk dimë se çfarë të bëhet, nuk na kanë thënë asgjë. Kur bie shi nuk dalim se dhe çadra nuk të mbron dot këtu ku jemi ne. Ka rënë shitja më 50%”.
“Nuk dimë asgjë, premtimi ka kaluar këtu e dy muaj më parë. Rënia e shitjeve është e madhe, malli flaket dhe nuk shitet”.
“T’i nxjerrës njerëzit në shi dhe të ftohtë si skllevër para 500 vitesh. Kanë kaluar dy muaj nga afati përfundimtar dhe ende nuk është hapur markata”, thanë disa nga tregtarët.
Report Tv ka siguruar informacion nëpërmjet rrugëve zyrtare nga bashkia e këtij qyteti, por ajo çfarë zbulohet për këto vonesa, nuk lidhet vetëm me punimet por edhe me problematika pronësie të cilat Bashkia Durrës zgjedh të mos i bëjë me dije.
Në njoftimin e Bashkisë Durrës bëhet me dije edhe shtyrja e punimeve me 30 ditë, por kanë kaluar mbi 60 ditë dhe tashmë tabelat e projektit dhe afateve janë hequr nga terreni ku po bëhen punime dhe asnjë tregtar nuk është vënë në dijeni për vonesat.
Kur sju Plas per veten askujt sdo I rr...k... jo vetem ju por pergjithesisht per albanistanasit
PërgjigjuTragtaret kane te drejte te punojne ne kushte normale ,dhe bashkia ben shume mire qe beri rikonstruksionin e tregut fruta perimeve por eshte e pafalshme vonesa e madhe.Kur kerkoni voten duhet ,te jeni korrekt me njerzit .Mire do ishte qe para punimeve te zgjidhej ceshtha e pronesise se tokes ku eshte tregu.Korrektesia dhe transoarenca jane dy gjerat themelore si per qeverine qendrore dhe ate lokale
Përgjigju