2 orë koncert në Tiranë/ Tedi Papavrami dhe François Frederic Guy luajnë për herë të parë 4 sonatat e Beethoven-it

4 Nëntor 2018, 13:11| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 14:11

  • Share

Violinisti Tedi Papavrami së bashku me pianistin François Frederic Guy për herë të parë luajtën në Tiranë katër sonata për “violinë dhe piano” të Beethoven. Alkimia e krijuar mes dy artistëve në skenë mbajti të mbërthyer përreth dy orë publikun shqiptar, i cili si rrallëherë shijoi lojën e artistëve në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Drejtori artistik i këtij koncerti, Vlorent Xhafaj, sonatën e parë e konsideron një vepër brilante dhe me një virtuozitet klasik të denjë për një Mozart, me variacionet në kohën e mesme, një prej zhanreve ku Beethoven-i është i paarritshëm.

Tedi Papavrami gjatë koncertit në Tiranë 

Artistët sollën edhe sonatën nr.6, që i përket periudhës së dytë të autorit, e cila ka edhe kohën e ngadaltë më të bukur të të gjithë sonatave,por që është edhe më kompleksja dhe origjinalja në formën dhe tematikën e saj.

Për t’ia lënë më pas radhën sonatës (nr.4) më dramatike dhe të menjëhershme, stil më i njohur dhe i dallueshëm i veprës së Beethoven-it.

Sonata e ashtuquajtur “pranvera” është një prej veprave më të bukura të shkruara në historinë e muzikës, një vepër që erdhi ëmbël nga instrumentistët, por edhe që njihet nga të gjithë adhuruesit e muzikës klasike. Për meloditë e saj të buta dhe të ëmbla deri në harresë, si në një botë ëndrrash e quan Xhafaj.

Tedi Papavrami dhe François Frederic Guy gjatë koncertit në Tiranë 

Papavrami dhe Guy në këtë koncert në Tiranë vijnë pas një bashkëpunimi 10-vjeçar së bashku në shumë skena botërore, edhe pas publikimit të 3-CD-ve me veprën e plotë për violinë edhe për piano.     

Dëshira e dy artistëve është që në vazhdim të rikthehen sërish në Tiranë për të sjellë të plota 10 sonatat e Beethoven. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?