Mes shumë peripecive Chelsea ia ka dalë të sigurojë një biletë në çerekfinale të Botërorit të Klubeve. Anglezët mposhtën 4-1 në 1/8 Benfica-n, në një ndeshje që u ndërpre për dy orë dhe që shkoi me shtesë. Fillimisht do të realizonte Rece James në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 85 ndeshja u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike. Një paralajmërim për tornado mbajti skuadrat për dy orë në dhomat e zhveshjes, ndërsa në momentin kur zbritën në fushë shumë gjëra kishin ndryshuar.
Chelsea nuk e pati motivimin e duhur dhe pas disa tentativave, në minutën e 95 Benfica fitoi një penallti që u kthye në gol nga Di Maria, duke e dërguar këtë përballje në shtesë.
Në minutën e 92 të shtesës Prestiani la portugezët me 10 lojtarë në fushë, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, duke ia bërë të lehtë anglezëve. Ncunku riktheu avantazhin për Chelsea-n, që deri në minutën e 120 realizoi edhe dy herë të tjera me Pedro Neton dhe Deësbury Hall.
Në çerekfinale Chelsea do të përballet me Palmeiras, që në 1/8 eliminuan bashkkombasit e Botafogo-s me rezultatin 1-0. 90 minutat në Philadelphia u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa goli që vulosi kualifikimin e Palmeiras erdhi nga Paulinho në minutën e 100.
Në vijim Palmeiras mbeti me 10 lojtarë, por për Botafogon, që është edhe kampionia e Amerikës së Jugut, pati shumë pak kohë në dispozicion. Palmeiras-Chelsea, ndeshja çerekfinale e Botërorit të Klubeve do të luhet me 5 korrik në orën 03:00 të mëngjesit.
Komente
