Politikë

2 pamjet e Durrësit/ Berisha vijon të nxijë turizmin, ndërkohë realiteti është ndryshe

10 Gusht, 19:10| Përditesimi: 10 Gusht, 19:17

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar është bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

“Durrësi sot në ora 9:00! Njëlloj si në dimër! Pa njerëz! Narkoshteti i Ramaduros po shkatërron turizmin. #sb” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Por pamjet reale nga i njëjti qytet, të marra ditën e sotme tregojnë një realitet krejt të ndryshëm: plazhet dhe shëtitorja e mbushur me pushues vendas e të huaj, ndërsa aktivitetet turistike vijojnë normalisht.

Ky nuk është rasti i parë kur Berisha akuzohet se përdor imazhe të pjesshme apo momente të zgjedhura për të dhënë një panoramë negative të situatës.

Pyetja që shtrohet është se kur Berisha thotë që Durrësi është bosh, nxihet a skuqet? A ka marrëdhënie me realitetin apo jo?/ TemA

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 10/08/2025 22:14

    Nximjen e pastë në shtëpinë e tija ky vrasës pa dashje,! siç mashtroj para mediave ky gënjeshtar,hajdut,kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?