Kronikë

2 persona të armatosur grabisin supermarketin në Peqin, dhunojnë pronarin dhe i marrin xhiron ditore prej 60 mijë lekësh

15 Korrik 2021, 08:55| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 07:03

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peqinit, ku dy persona kanë grabitur një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa dy autorët, ende të paidentifikuara, kanë qenë të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata kanë dhunuar pronarin e marketit Agim Spahiu dhe i kanë marrë xhiron ditore.

Burimet për Report Tv bëjnë me dije se dy personat kanë vjedhur një shumë prej 60 mijë lekësh dhe janë larguar.

Për identifikimin e autorëve, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së marketit dhe rrugës aty, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e grabitësve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?