Dy pikë të grumbulluara deri më tani dhe vendi i fundit në renditje kanë rezultuar fatale për trajnerin spanjoll, i cili është shkarkuar nga Flamurtari. Klubi vlonjat, që e nisi sezonin me premtime të mëdha, mori vendimin ekstrem pas humbjes me Dinamon.
Garcia pati fatin e Mlladen Milimkovic, trajnerit të Partizanit, i cili u shkarkua një ditë më parë nga të kuqtë pas disfatës së rëndë në derbi me Tiranën. Për rrjedhojë, drejtimin e Partizanit e ka marrë Oltjon Kërnaja, trajneri i ekipit B.
Komento
Komente
