Anita Jella dhe Bledar Maksuti do të jenë dy prokurorët e rinj që do t’i shtohet organikës së SPAK. Dy prokurorët e rinj do të ushtrojnë detyrën për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.
Përzgjedhja e Jellës dhe Maksutit vjen pas verifikimit që Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës ka bërë dhe ka dorëzuar në raportin final pranë KLP.
Ky komision që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH ka vlerësuar se Jella dhe Maksuti i plotësojnë kushtet për të ushtruar detyrën si prokuror pranë SPAK.
Ata kanë kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës dhe nuk rëndon ndonjë pengesë ligjore për të penguar ngritjen e tyre në detyrë
Ndini Tavani, prokuror i Tiranës, i cili u përzgjodh për të qenë pjesë e SPAK, por nuk mori certifikimin e Komisionit, ka vendosur që të apelojë vendimin. Edhe pse u shpall fitues gjatë garës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ndini nuk u certifikua nga Komisioni i SPAK.
Lidhur me skualifikimin e tij, Ndini i ka dërguar një shkresë KLP-së, ku kërkon një proces të rregullt ligjor, dhe thotë se për vendimmarrjen kundër tij duhet të ketë një transparencë më të madhe. Ai thotë se mosemërimi i tij si prokuror pranë SPAK, është një cënim flagrant i të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës.
Ca rastesie… te dy dibrane keta qe qenkan zgjedhur
PërgjigjuNdini Tavani eshte vegel qorre e klanit te Fatmiri Xhafes djhe Erion Veliaj dhe perdoret per goditje poshte brezit. Spaku Komisioni i di bemat e shokut Ndini
Përgjigju