Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2' është komentuar me ironi nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi. Ai tha se javës tjetër Rama do të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar rrugën e qumështit.
“Unë kisha ardhur të flisja sot disa gjëra shumë të vërteta dhe të rëndësishme por s’paskan faj të rinjtë që thonë se kryeministri ka lëshuar pëllumbat.
I vetmi kryeministër në botë, që ndërkohë që në vendin e tij është rritur çmimi i bukës, energjisë elektrike dhe i karburanteve me urdhër të tij, vjen dhe tallet këtu përpara qytetarëve për satelitë që do lëshojë në orbitë. Pëllumbat e tu zotëri mirë që i ke lëshuar, por tani paskan vajtur edhe në orbitë e jashtë orbite. Kot nuk e ke lënë mjekrën për t’i ngjarë Ismail Qemalit, por tani idhull paske edhe Juri Gagarinin, si i pari njeri që do të shkojë në hapësirë. Nuk do jetë çudi kur Rama të dalë javës tjetër me deklaratën për hapjen e tenderit për ndërtimin rrugën e qumështit. Deri këtu ka vajtur melogamania jote zotëri.”– deklaroi Këlliçi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton komisionin për '25 prillin', rrëzon 'Becchettin'! Basha: Padi në SPAK për korrupsionin në 'energjetikë'! Rama: Mos e kopjo atë të foltores, dukesh si personazh i qajtores
B.K./ReportTv.al