Politikë

‘2 satelitë në orbitë’, Roshi në ‘Repolitix’: I duket vetja Ramës si anëtar i NASA-s! Elezi: Shashkë! Beqiri: Do kemi fitime të mëdha! Muça: Mund t’i ketë marrë në SHBA

14 Tetor 2021, 22:08| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 22:58

  • Share

TIRANË- Seanca plenare e kësaj të mërkure, përtej debateve politike, tërhoqi një vëmendje shumë të madhe të kjo për shkak të deklaratës së kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2'. Një deklaratë e tillë është komentuar edhe nga të ftuarit në ‘Repolitix’ në Report Tv, të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme.

Ish-deputeti, Artur Roshi tha se Rama po tenton që të hiqet si anëtar i NASA-s dhe se nuk do bëjë gjë veçse të marrë paratë e shqiptarëve.

“Do marrë paratë tona dhe do na thotë shi po coj satelitë, i duket vetja si anëtarë i NASA-s”, tha Roshi.

Edhe Ibsen Elezi ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha se mënyra sesi Rama e komunikoi sot nuk duket aspak serioze.

“Deklarata e hedh si shashkë, nuk është serioze”, tha Elezi.

Nuk kanë qenë të këtij mendim avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Flogert Muça. Ky i fundit tha se me shumë gjasa Rama i ka siguruar në vizitën në shkollën ushtarake në SHBA. Nga ana tjetër, avokati e ka vlerësuar si një gjë shumë serioze, prej së cilës do të kemi shumë fitime. 

“E vlerësoj serioze dhe jam i bindur se nuk është vetëm e Ramës apo e qeverisë së tij, po kontrolli i territorit në Shqipëri është interes shqiptar, por edhe i atyre që kanë interesa të veta në Shqipëri, si SHBA dhe NATO, mund të jetë në kuadër të NATO po me flamur shqiptar, do jenë fitime të jashtëzakonshme”, tha Beqiri.

“Të mos bëj fallxhorin, por Rama i ka siguruar në SHBA, kur ka qenë në vizitën te shkolla ushtarake”, tha Muça.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 15/10/2021 07:55

    Houston, imamo problem! Dokumentar shume i bukur.

    Përgjigju
  • Ediu: 14/10/2021 23:28

    I lutem rames te dergoj edhe 6 satelitete tjere 2 per gjermanine 2 per zvicren dhe 2 per italine meqenese po vdesin per buken e gojes edhe ne i kane mundesite tona ekonomike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?